Ballina Lajmet Maqedonia në heshtje parazgjedhore

Maqedonia në heshtje parazgjedhore

Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore 20 ditëshe dhe hyri në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sot, 10 dhjetor do të votojë diaspora, të sëmurët, të burgosurit dhe personat nën arrest.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë.

Për të votuar në diasporë janë regjistruar 20.573 qytetarë, ndërsa në Listën e posaçme janë regjistruar 230.122 persona, të cilët janë me punë të përkohshme jashtë vendit.

Votimi zbatohet edhe për 2.015 persona të burgosur dhe persona në arrest. Do të votojnë edhe 13 të zhvendosur.

Exit mobile version