Një muaj pas shpalljes së gjendjes së emegjencës, që i dha dritën jeshile ushtrisë të dalë në terren, numri i personave të arrestuar në El Salvador ka kaluar shifrën e 17 mijë personave si të dyshuar si anëtarë bandash.
Kongresi i shtetit të Amerikës qëndrore për të vënë rregull në një prej vendet me kriminalitetin më të madh në botë, erdhi pas masakrës së 27 marsit, ku u vranë 62 persona vetëm në një ditë.
Për ministrin e Mbrojjtjes Rene Merino vetëm me anë të kësaj mënyre mund të bëhej i mundur frenimi u krimeve nga këto banda të rrezikshme që janë të përhapura masivisht.
El Salvador njihet ndryshe si shteti i bandave, me normën më të lartë të vrasjeve në botë sipas Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR nuk e mbështeti këtë praktikë.
Madje zëdhënësja Liz Throssell deklaroi se mijëra salvadorianë, të cilët u arrestuan pa një urdhër përkatës janë keqtrajtuar dhe se mes tyre ka persona të pafajshëm.
Edhe grupi i të drejtave Human Rightswatch dënoi aktet e policisë Salvadoriame, por ministri Merino u është përgjigjur se të gjithë të pafajshmit do të lirohen menjëherë pas në marrjes në pyetje, duke garantuar se nuk do të cënohen apo lëndohen.
Grupet kriminale në El Salvador u formuan fillimisht në rrugët e Los Anxhelosit në vitet 1980 nga fëmijët e emigrantëve salvadorianë që i shpëtuan luftës brutale civile të vendit.
Pas përfundimit të luftës në 1992 shumë prej tyre u kthyen në shtëpi, duke marrë me vetë kulturën famëkeqe të bandave.
Aktualisht dy bandat më rrezikshme aktive raportohet të jenë Mara Salvatrucha, ose MS-13, dhe Mara-18, ose Banda e Rrugës së 18-të. /oranews
