Ballina Sport Katar2022 Mbappe vazhdon shkëlqimin, i jep Francës fitoren ndaj Danimarkës

Mbappe vazhdon shkëlqimin, i jep Francës fitoren ndaj Danimarkës

Franca ka marr fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve, duke kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja nisi me qetësi nga të dy skuadrat që kishin rezerva ndaj njëra-tjetrës, kur dihen kualitetet që i posedojnë.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Adrien Rabiot gjuan, por Kasper Schmeichel ishte në vend.

Rastin tjetër e kishte Antoine Griezmann në minutën e 33-të, kur gjuan për tokë, por Schmeichel pret me këmbë.

Në fundin e pjesës së parë rrezikoi edhe Kylian Mbappe pas asistimit të Ousmane Dembeles, por nga një pozitë e mirë gjuan mbi portë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për francezët, të cilët arritën edhe epërsinë.

Zhvillohej minuta e 61-të, kur Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez luajnë bukur mes vetë në zonë, me sulmuesin që shënon nga afër për 1-0.

Por pas shtatë minutash, danezët arritën të barazonin me Joachim Andersen që harkon për Andeas Christensen, i cili me kokë shënoi për 1-1.

Danezët kishin rast të marrinin epësinë në minutën e 73-të, por goditja e Japer Lindstrom u prit bukur nga Hugo Lloris.

Në minutën e 78-të dhe 81-të, të dy skuadrat kishin nga një rast me Auriel Tchouamenin dhe Martin Braithëaite, por gol nuk kishte.

Rastet dhe vazhduan derisa erdhi goli i fitores për francezët, kur Griezmann harkon në zonë për të gjetur Mbappen që shënoi nga afër për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Franca me 6 pikë është lider dhe kalon tutje nga faza e grupeve, pa iu dashur të mar rezultat pozitiv ndaj Tunizisë.

Exit mobile version