Ballina Sport Futboll Mbrojtësi slloven: E kemi planin se si ta mposhtim Kosovën

Mbrojtësi slloven: E kemi planin se si ta mposhtim Kosovën

Kombëtarja e Sllovenisë po përgatitet për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës, e cila luhet të shtunën në stadiumin “Stožice” në Lubjanë. Trajneri Matjaž Kek ka grumbulluar të gjithë lojtarët e tij dhe ekipi duket i përgatitur mirë.

Mbrojtësi Erik Janža tha se skuadra ka disa plane për ta mposhtur Kosovën, por gjithçka do të varet edhe nga loja e kundërshtarëve. Ai shtoi se skuadra po fokusohet tek vetja dhe shpreson të realizojë planin e tyre.

“E dimë çfarë duam, kemi disa mënyra të gatshme për ta mposhtur Kosovën, por sigurisht që një pjesë e kësaj do të varet edhe nga rivalët tanë. Por ne po shohim para së gjithash veten tonë, kemi një plan dhe shpresoj se do ta realizojmë.”, ka thënë Janza.

Exit mobile version