Ballina Sport Futboll Barça fiton me përmbysje ndaj Villarrealit

Barça fiton me përmbysje ndaj Villarrealit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 3:2 ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Mysafirët shënuan dy gola për shtatë minuta në pjesën e parë.

Ende më keq për katalunasit u bë një huqje penalltie nga Lamine Yamal.

Por në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick ishte krejt ndryshe.

Martin dhe Fermin fillimisht shënuan për 2:2.

Kurse golin e fitores e shënoi Navarro (autogol).

Me fitore, Barcelona shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e parë në La Liga.

Exit mobile version