Ballina Sport Futboll Flamengo e fiton titullin kampion në Brazil

Flamengo e fiton titullin kampion në Brazil

Flamengo është shpallur kampion i Brazilit.

Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Palmeirasit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit.

Palmeirasi kaloi në epërsi në minutën e 11-të me Jhon Arias, por Flamengo reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me Samuel Linon në minutën e 75-të, duke siguruar pikën që i duhej për titullin.

Me këtë rezultat, Flamengo arriti në kuotën e 80 pikëve, gjashtë më shumë se Palmeiras, duke e siguruar kampionatin dy xhiro para përfundimit.

Kështu, Flamengo mbrojti titullin e fituar një vit më parë dhe u shpall kampion për herë të dytë radhazi.

Ky është titulli i nëntë zyrtar i klubit në kampionatin brazilian, ndërsa bëhet skuadra me më së shumti trofe në epokën e sistemit me pikë (që nga viti 2003), me pesë tituj.

Exit mobile version