Ballina Sport Futboll Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

Ndeshje shumë të forta dhe interesante do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve në mars të vitit të ardhshëm.

Kështu është vendosur në shortin që të premten në mesditë u tërhoq në Nyon të Zvicrës.

Anglia fillimisht u vu në short ndaj Spanjës, por pasi ishte në të njëjtin grup në Ligën A, u zhvendos te Norvegjia.

Pra, Norvegjia do të luajë ndaj Anglisë, kurse Spanja do të përballet me Francën. Spanja e Franca luajtën edhe në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Spanja doli fituese.

Holanda luan ndaj Portugalisë, kurse Belgjika përballet me Gjermaninë, ku së fundmi shkëlqeu Brajan Gruda.

Avantazh i përfaqësueseve që fituan katër grupet e Ligës A është se ndeshjet kthyese i luajnë para tifozëve të vet.

Ndeshjet çerekfinale luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit 2027.

Turneu final me gjysmëfinale dhe finalen në fund, luhet prej 9 deri më 13 qershor.

Portugalia është fituese në fuqi e Ligës së Kombeve 2025.

Portugezët fituan edhe në edicionin inaugurues të garës së organizuar nga UEFA, në vitin 2019.

Në vitin 2021 triumfoi Franca, ndërsa Spanja është fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2023.

Exit mobile version