Ballina Lajmet Rajon dhe Botë McCain: Rusia posedon “informacione konfidenciale” për Trump

McCain: Rusia posedon “informacione konfidenciale” për Trump

Senatori në Arizona të SHBA-ve republikani John McCain ka njoftuar se në fund të vitit të kaluar ai i ka dhënë Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) një dosje e cila tregon se Rusia posedon “informacione konfidenciale” në lidhje me presidentin e zgjedhur Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Në SHBA nuk po rreshtin debatet në opinionin publik në lidhje me atë se Rusia posedon informacione konfidenciale në lidhje me jetën private të Donald Trump i cili më 20 janar do të marrë postin e presidencës në Shtëpinë e Bardhë.

Një prej emrave të njohur të Partisë Republikane McCain në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në fund të vitit të kaluar ai i ka dhënë FBI-së një dosje e cila tregon se Moska posedon informacione konfidenciale në lidhje me jetën private të Trump.

McCain është shprehur se ka menduar se mënyra më e drejtë ka qenë t’i përcillte këtë dosje FBI-së pasi ai nuk kishte mundësi të vërtetonte saktësinë e informacionit në dosje.

Ditë më parë në lajmet e medias amerikane ishte njoftuar se shërbimet inteligjente amerikane i kanë paraqitur një raport presidentit amerikan Barack Obama dhe Trump-it se “Rusia ka informacione konfidenciale në lidhje me jetën private të Trump-it”.

Në rapot vihej në dukje se njësitë e shërbimeve inteligjente të Rusisë kanë mbledhur informacione për kandidatin republikan Trump dhe për kandidaten demokrate Hillary Clinton ku ata kanë shpalosur vetëm informacionet për të ndikuar negativisht ndaj fushatës zgjedhore të Clinton.

Ndërsa Trump lidhur me informacionet e paraqitura për të në raport tha se këto informacione janë të pasakta. “Këto janë lajme të rreme. Kjo është plotësisht gjueti shtrigash”, tha ai.

Exit mobile version