Conor McGregor është pezulluar për një muaj nga UFC pas disfatës së tij nga Khabib Nurmagomedov.
Irlandezi u dorëzua nga Nurmagomedov në raundin e katërt, dhe humbi mundësinë për të fituar UFC 229.
Skenat kaotike pasuan ngjarjen kryesore, ku Khabib kaloi tetëkëndëshin para se të sulmonte shokun e ekipit të McGregor, Dillon Danis.
Edhe pse ende nuk e ka marrë veten, Mcgregor ka kërkuar një rindeshje, dhe tani UFC-ja ka marrë vendimin për të pezulluar irlandezin për një muaj. /MESAZHI/
