Ballina Artikuj Me durim agjërojmë ! – Mesazhe Ramazani 7

Me durim agjërojmë ! – Mesazhe Ramazani 7

Hoxhë Sadik Avdiu

Nëpërmjet durimit, besimtari arrin të përsos virtyte.

Duke na e përshkruar në mënyrë figurative durimin, Aliu r.a., ka thënë: “Po të ishte durimi burrë, do të ishte goxha i përsosur!”

Kjo për faktin se durimi është mënyrë e mirë për t’i kultivuar raportet me të tjerët. Jo të gjithë na trajtojnë me butësi dhe sikur ta kthenim çdo të keqe me të keqe nuk do të mbetej njeri në tokë. Për këtë shkak, raportet e mira janë shpjeguar si durim.

E sa i përket ndërlidhshmërisë mes durimit dhe agjërimit agjërimi dhe durimi kanë një lidhje të ngushtë në Islam, pasi agjërimi është një nga format më të larta të durimit.

Në fakt, në hadithet profetike, agjërimi shpesh përshkruhet si gjysma e durimit, sepse kërkon përmbajtje nga nevojat bazë të trupit, kontroll të emocioneve dhe qëndrueshmëri shpirtërore.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

“Dhe për hirë të Zotit tënd, duro.”

(El-Mudethir, 7)

Llojet e durimit

Durimi mund të ndahet në mënyra të ndryshme, siç ka përmendur Imam Gazaliu por si forma më të përhapura të tij dhe që dijetarët i nënvizojnë më shumë janë tri:

1. Durim në raport me bindjen dhe dëgjueshmërinë ndaj Allahut xh.sh., respektivisht durimin për t’i kryer obligimet dhe detyrimet fetare,

2. Durim në raport me largimin nga ndalesat e Allahut xh.sh., dhe

3. Durim në raport me caktimet e dhimbshme të Allahut xh.sh..

Ibën el-Kajjimi është i mendimit se durimi është vaxhib, e për këtë janë pajtuar edhe dijetarët e tjerë. Në veprën e tij “Medarixhu el-Salikin”, ai sjellë argumentet për këtë, e që thotë se durimi është urdhër i Allahut në shumë ajete, që me këtë nënkuptohet obligimi, vaxhibi. Shembull për këtë kemi ajetin: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.”Ali Imran, 200

Por, vaxhibi nënkupton edhe ndalesën për ta kryer të kundërtën. Për këtë, Allahu xh.sh. thotë: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht), derisa ju jeni më të lartit, po që se jeni besimtarë të sinqertë.”

Ali Imran, 139

Nëpërmjet Kuranin fisnik arrihet e mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Njeriu nuk mund të ketë sukses në atë që dëshiron dhe të largohet prej asaj që e urren përveç se me durim, për këtë arsye durimi bëhet vaxhib.( Ibën el-Kajjimi, Medarixhu es-Salikinë ).

Hoxhë Sadik Avdiu

Exit mobile version