Poshtërimi: si Irani po e katandis Trump-in në plak të roitur
Presidenti Trump ka përsëritur ndaj Iraanit të njëjtin kërcënim për të mos u marrë seriozisht, të cilin ia lëshonte dikur dhe Hamasit.
Ai tha se Irani kishte edhe dy ditë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për transportin detar ose do të përballej me “ferrin”.
“Mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUSIT. Koha po mbaron – kanë mbetur 48 orë para se ferri të shpërthejë mbi ta”, njoftoi Trump, i cili vetëm nëse çmendur plotësisht, pasi pjesërisht dihet tashmë se ka një destabilitet mendor, e të lëshojë bombë atomike mbi vendin ku po poshtërohet rëndë ai dhe arroganca e pushtetit të tij.
“Lavdi ZOTIT!” përfundoi ai në mesazhin e tij, edhe pse drama e tij e vërtetë është fakti që nuk njeh Zot. Ose Zoti që ai njeh nuk ka asnjë lidhje me Zotin e vërtetë, pa asnjë lidhje me sajesën e tyre në kokë prej përrallave fetare me të cilën e kanë mbushur atë.
Përsëritja e afatit nga Trump, i cili skadon të hënën e Pashkëve, vjen ndërsa SHBA-të vazhdojnë kërkimin e tyre për pilotin, F-15 i të cilit u rrëzua mbi Iran, pas shpëtimit të bashkëpilotit.
Trafiku tregtar përmes ngushticës, e cila transporton 20 përqind të furnizimeve botërore me naftë, është ngadalësuar ndjeshëm pasi tankerat e naftës u goditën vazhdimisht dhe Irani bëri kërcënime të qarta ndaj transportuesve amerikanë dhe izraelitë.
Dhe në këtë klimë, Trump vijon të bëhet gazi i botës me deklarimet tij, si të një plaku të roitur që nuk di se ç’thotë. /tesheshi
