PS-ja po zien, por sa kanë kurajon si ajo për të reaguar
Afërmendsh, brenda PS-së duhet të ketë shumë të zhgënjyer me pushtetin e tyre, më saktë më Ramën e rrethin e ngushtë të tij. Me gjasë, dikush mendon dhe reagimin, sidozot me ndonjë akt dorëhehqjeje apo me ndonjë ikje nga grupi socialist, siç Marjana Koçeku. Dhe është kjo e fundit që e paralajmëron këtë.
Ajo tha së fundi se ekzistojnë pakënaqësi mes deputetëve, duke shprehur se ata janë duke menduar deri dhe largimin nga Partia Socialiste.
“Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh e ashtuquajura neomalësore në një intervistë televizive.
Sakaq, fokusi është përqendruar te Elisa Spiropali, e përjashtuar së fundmi, e cila, ashtu si dhe Veliaj, nuk janë pesha të lehta politike. Madje e para e ka treguar dhe në 2012-ën në një përballje me të dytin, kur të dy drejtonin FRESH-in, se nuk është nga ato që tërhiqet lehtë. Ahere, Spiropali gati e vuri përfund Veliajn. /tesheshi
