Ballina Lajmet Meksikë, në dy varre të fshehta zbulohen njëzet trupa të pajetë

Meksikë, në dy varre të fshehta zbulohen njëzet trupa të pajetë

Trupat e pajetë e të paktën 20 personave janë zbuluar në dhjetë ditët e fundit në qytetet meksikane Guadalajara dhe Tlajomulco, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori i shtetit Jalisco, Raul Sanchez, në një konferencë për mediat, tha se fillimisht në Guadalajara ishte zbuluar një varr i fshehur me dhjetë trupa të vrarë, nga të cilët nëntë burra dhe një grua.

Sanchez shtoi se më vonë në oborrin e një shtëpie në Tlajomulco, u zbulua edhe një tjetër varr i fshehur me dhjetë trupa tjerë të pajetë.

Mësohet se trupat e gjetur në varret e fshehura u përkasin anëtarëve të një narko-karteli në këtë rajon, ndërkohë që Sanchez paralajmëroi nisjen e një hetimi për rastin në fjalë.

Në shtetin Jalisco, ekziston një grup që merret me trafikim të drogës, i quajtur “Jalisco karteli i gjeneratës së re”.

Nga fillimi i korrikut të këtij viti, në varret e fshehta në këtë shtet meksikan, janë zbuluar 40 trupa të pajetë.

Exit mobile version