Gjendja e rëndë në të cilën po jetojnë shumë familje kosovare ka prekur edhe mërgimtarin Agron Berisha nga komuna e Rahovecit, i cili jeton dhe vepron në Suedi.
Ai përmes shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” u ka dal në ndihmë 10 familjeve skamnore në qytetin e Prizrenit.
Berisha, thotë për Ekonomia Online se me të parë apelin e kësaj shoqate për ndihmë familjeve në gjendje të rëndë materiale, ka vendosur që të ndajë një pjesë nga pasuria e tij për disa familje.
“Unë kam ardhur para disa ditësh nga Suedia dhe kam vendos që të kontribuojë sadopak në zbutjen e gjendjes së këtyre familjeve, të cilat së bashku me drejtorin e “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, i vizituam dhe vendosem që të blejmë gjëra të nevojshme ushqimore, por edhe higjienike”, thotë ai.
Mërgimtari thotë se kjo nuk është hera e parë që iu del në ndihmë të varfërve, duke shtuar se aksione të tilla ndërmerr herë pas herë, ndërsa apelon tek të gjithë që të bëjnë një hap të tillë.
Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati thotë për Ekonomia Online, se ka shumë donatorë si vendas ashtu edhe nga diaspora shqiptare që ndihmojnë shumë familje me gjendje të rëndë sociale.
Çdo fillim është i vështirë dhe pa dyshim edhe ne kemi hasur në vështirësitë. Por kam qenë në kurbet dhe kam startuar me diasporën me njerëz që më kanë njoh. Ju kam shpjeguar idenë dhe më kanë thënë se do të rrimë mbrapa. Transparenca, sinqeriteti i punës tonë na kë bërë që neve sot bizneset më të mëdha donatorët të ndryshëm të na thërrasin vetë dhe na thonë, Halil na ke mbrapa. Ja vlen me cek se kjo shoqatë që nga viti 2009 deri në këtë moment që po flas me ju të gjitha fondet ndihmat i ka shqiptare. Pra janë brenda për brenda Kosovës biznese të ndryshme njerëz të vullnetit të mirë pa e mohu një kontribut jashtëzakonisht të madh të diasporës”, thotë ai.
Ai thotë se këto familje përveç mungesës së shtëpive, kanë edhe mungesë të gjërave ushqimore, ndërsa disa prej tyre kanë edhe anëtarë të sëmurë.
Edhe njëri nga donatorët vendës, thotë se i përgjigjet ftesës së kësaj shoqate saherë që kanë nevojë.
Erdin Fusha, menaxher në “ABI Center”, thotë se puna e djelmoshave në këtë shoqatë, ka bërë që të fitojë besimin e plotë të tyre.
“Ne e ndihmojmë shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, sepse hoxha Halil është shumë njeri i besueshëm dhe është ka bën një punë shumë me rëndësi, i gjen familjet me nevojë që secili njeri ka ndoshta vullnet me i ndihmua, por nuk mundet me ja arrit qëllimin e vet të caktuar. Ne me Halillin jemi njoftuar goxha herët dhe e besoj punën që e bën. Është shumë njeri i respektueshëm dhe ne me mundësitë tona sa kemi i ndihmojmë”, shprehet ai.
E familjet që përfituan nga ky donacion i mërgimtarit, u shprehën të lumtur.
Ata falënderuan shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për të cilën thonë së po u del në ndihmë sa herë po kanë nevojë.