Ballina Sport Futboll Milani arkëton tri pikë të reja

Milani arkëton tri pikë të reja

Milani ka arritur fitore ndaj Empolit.

Kampioni në fuqi arriti fitore 3:1 në ndeshjen e xhiros së tetë në Serie A.

45 minutat e parë të këtij takimi nuk u konkretizuan me raste, andaj u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë u shënuan gjithsej katër gola.

Fillimisht kaluan në epërsi Milani, pasi golit të Rebic, në minutën e 79`.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Nedim Bajrami që barazoi rezultatin në 1:1.

Kurse epërsinë Milanit ia dha Toure, në minutata shtesë të lojës.

Kurse për epilogun final 3:1 u përkujdes ylli i skuadrës, Rafael Leao.

Me këtë fitore Milani ka 17 pikë në vendin e tretë, kurse Empoli ka shtatë në pozitën e 14.

Exit mobile version