Milani është duke vazhduar sigurt primatin në Serie A pas triumfit prej 4-0 përballë Crotones në ndeshjen e xhiros së 21-të të zhvilluar në San Siro.
Rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë me një gol të Zlatan Ibrahimovicit, i cili u asistua nga Rafael Leao dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Ibra e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë (64’), kësaj radhe asistimin e dhuroi Theo Hernandez.
Dy golat e radhës u rezervuan për Ante Rebic (69’, 70’), i cili në të dyja rastet u asistua nga Hakan Calhanoglu.
Kjo fitore e ka rikthyer Milanin në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali lokal, Inter dhe shtatë pikë më shumë se kampioni në fuqi, Juventus.