Ballina Sport Futboll Milani dëshiron Gulerin

Milani dëshiron Gulerin

Arda Guler mund të paraqitet edicionin e ardhshëm në Serie A të Italisë. Ai mund të huazohet te skuadra e Milanit në verë, ka raportuar “fichajes.net” të mërkurën.

Mësohet se Guler mund të ndjekë rrugën e Brahim Diazit, i cili për një periudhë u huazua te Milani dhe më pas u kthye në Madrid. 18-vjeçari i talentuar nuk ka hapësirë të madhe te Reali. Ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat.

Një periudhë pati probleme me lëndime. Reprezentuesi i Turqisë iu bashkua Realit në vitin 2023 nga Fenerbahçe. Ai me madrilenët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Exit mobile version