NATO nuk është e përfshirë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, por ka rritur gatishmërinë e saj për mbrojtje ajrore dhe raketore në krahun e saj lindor, tha të martën Mministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, transmeton Anadolu.
Zapryanov theksoi se aleanca nuk po merr pjesë në operacione ushtarake kundër Iranit dhe se as selia e NATO-s dhe as shtetet anëtare lindore të saj nuk janë të përfshira në sulme, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare BNR.
Ai tha se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore (AD/MD) të NATO-s përgjatë krahut lindor janë vendosur në nivelin më të lartë të gatishmërisë në përgjigje të tensioneve rajonale, por kjo nuk barazohet me përfshirjen operacionale në konflikt.
Zapryanov shtoi se Greqia ka ripozicionuar një bateri mbrojtëse ajrore Patriot për të siguruar mbulim shtesë për hapësirën ajrore bullgare brenda kornizës mbrojtëse të aleancës.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin e atëhershëm Suprem, Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, ndërsa ka prishur tregjet globale dhe aviacionin.
