Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nga nazistët e Lindjes së Mesme: u masakruan teksa po blinin ëmbëlsira...

Nga nazistët e Lindjes së Mesme: u masakruan teksa po blinin ëmbëlsira për Bajram…

Tjetër dëshmi rrëqethëse e vazhdimit të gjenocidit nga ata që s’mund të quhen njerëz

Një natë që duhej të ishte festive për familjen Bani Odeh në Tammun, u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme. Khaled (11 vjeç) dhe Mustafa (8 vjeç) janë të mbijetuarit e vetëm të një sulmi ku ushtarët izraelitë bënë shoshë me plumba makinën e tyre.

Prindërit, Ali dhe Waad, së bashku me dy vëllezërit më të vegjël, Mohammedin pesëvjeçar dhe Othmanin gjashtëvjeçar (i cili ishte pothuajse i verbër), mbetën të vrarë në vend.

Familja ishte kthyer nga Nablusi, ku kishin dalë për të blerë rroba të reja për festën e Bajramit. Babai, Aliu, i cili punonte në ndërtim në Izrael, sapo ishte bashkuar me familjen për iftarin e parë të përbashkët.

Pasi gjetën dyqanet e mbyllura, ata blenë vetëm disa ëmbëlsira dhe u nisën drejt shtëpisë, duke besuar se udhëtimi si familje ishte i sigurt. Tragjedia ndodhi pak metra larg mbërritjes, kur makina u ndesh me forcat speciale izraelite gjatë një bastisjeje.

Pa asnjë paralajmërim, ushtarët hapën zjarr me armë automatike. Mustafa kujton se si u fsheh nën sedilje dhe u përpoq të nxirrte vëllain e tij, Muhamedin, por ai kishte vdekur tashmë.

Britmat e nënës dhe dëshmia e besimit e babait ishin zërat e fundit që fëmijët dëgjuan para heshtjes së vdekjes.Pas të shtënave, Khaledi doli nga makina duke bërtitur për ndihmë, por në vend të mëshirës, u përball me brutalitetin e ushtarëve.

Ai rrëfen se ushtarët e tërhoqën zvarrë prej flokësh, e rrahën dhe qeshën me të. Madje, e detyruan me forcë të hynte përsëri në makinë që të shihte trupat e pajetë të prindërve dhe vëllezërve të tij, si një formë torture psikologjike.

Ushtria izraelite pretendoi se makina po lëvizte me shpejtësi drejt tyre, duke përbërë “kërcënim”. Megjithatë, dëshmitarët dhe fëmijët këmbëngulin se makina kishte ngadalësuar dhe se në atë kthesë të ngushtë ishte e pamundur të ecej shpejt.

Për më tepër, forcat izraelite penguan ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe të afroheshin, duke i lënë të plagosurit të vdisnin pa ndihmë mjekësore. Gjyshi i fëmijëve, i mbetur i tronditur, tregon se e kishte paralajmëruar djalin e tij të kishte kujdes, por Aliu e kishte qetësuar duke i thënë se ishin thjesht një familje me dokumente në rregull.

Lajmin e tmerrshëm gjyshi e mori vesh vetëm kur pa ambulancat që nuk lejoheshin të kalonin, pa e ditur se brenda asaj makine të shkatërruar ishte shuar pothuajse e gjithë familja e tij. Kjo ngjarje shton numrin e mijëra palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023.

Edhe pse ushtria izralite ka nisur formalisht një “hetim të brendshëm”, organizatat e të drejtave të njeriut si Yesh Din theksojnë se pandëshkueshmëria është normë, pasi më pak se 1 për qind e ankesave ndaj ushtarëve rezultojnë në akuza zyrtare.

Për Khaledin dhe Mustafën, drejtësia mbetet ende e largët, ndërsa deri atëherë do të duhet të jetojnë me imazhin e ushtarëve izraeltë që qeshnin mbi trupat e pajetë të familjarëve të tyre. /tesheshi

Exit mobile version