Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm francez i quan “absurde” akuzat e Izraelit për antisemitizëm

Ministri i Jashtëm francez i quan “absurde” akuzat e Izraelit për antisemitizëm

Jean-Noel Barrot, ministri i Jashtëm i Francës, ka reaguar ndaj akuzave të Izraelit se vendet evropiane po nxisin urrejtje, duke deklaruar se Franca është “e lidhur ngushtë dhe pa kushte me sigurinë e Izraelit”.

“Të akuzosh për nxitje të antisemitizmit apo përkrahje të Hamasit këdo që mbron zgjidhjen me dy shtete është absurde dhe shpifëse,” tha Barrot në një deklaratë të postuar në platformën X.

Ai theksoi gjithashtu se Franca mbështet çarmatosjen e Hamasit dhe përjashtimin e përhershëm të tij nga e ardhmja politike e Gazës.

Deklarata e Barrot erdhi pas akuzave të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar, i cili, pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite të mërkurën, akuzoi qeveritë evropiane për nxitje të dhunës antisemitike përmes kritikave të tyre ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

Exit mobile version