Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka shprehur shqetësim për “lëvizje terroriste” në kufirin me Irakun gjatë një bisede telefonike me Bafel Talabanin, kreu i Unionit Patriotik të Kurdistanit të Irakut. Ministria iraniane e Jashtme tha se Araghchi theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë në zonë, duke u fokusuar në kërcënimet nga elementë të armatosur që, sipas Teheranit, kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në kufi.
Kjo deklaratë vjen ndërsa situata në rajon është e tensionuar për shkak të konfliktit aktual midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.
Araghchi nënvizoi se bashkëpunimi dypalësh është thelbësor për parandalimin e kërcënimeve të mundshme për sigurinë dhe për të ruajtur marrëdhëniet miqësore midis vendeve fqinje.
