Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trupa kurde “në gatishmëri” pranë kufirit me Iranin për të ndihmuar ushtrinë...

Trupa kurde “në gatishmëri” pranë kufirit me Iranin për të ndihmuar ushtrinë amerikane

Zyrtarë kurdë në Irak kanë deklaruar se trupat kurde janë vendosur në gatishmëri pranë kufirit me Iranin, pas një kërkese të pretenduar nga zyrtarë amerikanë për mbështetje në një operacion të mundshëm ushtarak ndërkufitar.

Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Associated Press, zyrtarë amerikanë u kanë kërkuar kurdëve irakianë ndihmë për një operacion të mundshëm në territorin iranian.

Khalil Nadiri, zyrtar i Partisë së Lirisë së Kurdistanit në rajonin gjysmë-autonom kurd në veri të Irakut, ka thënë se disa forca kurde janë zhvendosur në zona pranë kufirit iranian në provincën e Sulajmanisë, ku aktualisht ndodhen “në gatishmëri”.

Ai shtoi se udhëheqës të grupeve opozitare kurde janë kontaktuar nga zyrtarë amerikanë lidhur me një operacion të mundshëm, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për natyrën apo kohën e tij.

Një tjetër zyrtar kurd nga organizata Komala, i cili foli në kushte anonimiteti, ka deklaruar se forcat e tyre janë të gatshme të kalojnë kufirin brenda një jave dhe se aktualisht po “presin që kushtet të jenë të përshtatshme”.

Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me këto pretendime. /mesazhi

Exit mobile version