Ministri i Mbrojtjes i Izraelit konfirmoi se ushtria izraelite ka filluar ofensivë tokësore në Liban, ndërsa përshkallëzimi rajonal vazhdon të zgjerohet, transmeton Anadolu.
“IDF (ushtria) ka nisur një manovër tokësore në Liban për të hequr kërcënimet dhe për të mbrojtur banorët e Galilesë dhe veriut”, tha Israel Katz në komente të publikuara nga gazeta “Yedioth Ahronoth” gjatë një vlerësimi situate në selinë ushtarake Kirya në Tel Aviv.
“Qindra mijëra banorë nga jugu i Libanit që janë larguar dhe po largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre në jug të zonës së Litani-t”, shtoi ai.
Katz tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të shkatërrojë atë që e përshkroi si “infrastrukturë militantësh” në fshatrat libanezë përgjatë kufirit.
