Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministria e Jashtme e Turqisë shpreh dhimbje për humbjen e jetëve nga...

Ministria e Jashtme e Turqisë shpreh dhimbje për humbjen e jetëve nga tërmetet në Venezuelë

Ministria e Jashtme e Turqisë shprehu dhimbje të thellë për humbjen e jetëve dhe dëmet e shumta të shkaktuara nga tërmetet në Venezuelë, duke shprehur ngushëllime dhe duke thënë se vendi është i gatshëm për të ofruar ndihmë, transmeton Anadolu.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbjet e konsiderueshme të jetëve dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmetet në Venezuelë”, tha ministria në një deklaratë. Ministria shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullin e Venezuelës, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Ambasada e Turqisë në Karakas është në kontakt me qytetarët turq dhe po monitoron nga afër situatën e tyre. “Turqia është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për Venezuelën gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha ministria.

Drejtori komunikimit të Turqisë, Burhanettin Duran shprehu ngushëllimet e tij duke thënë se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me vendin e Amerikës Jugore.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë. Unë ndaj me gjithë zemër vuajtjet e popullit venezuelian dhe pikëllimin për ata që humbën jetën në tërmet”, tha Duran në platformën e mediave sociale turke NSosyal.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për popullin dhe qeverinë e Venezuelës si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve nga tërmetet. “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të thellë me Venezuelën gjatë këtyre kohërave sfiduese”, shtoi ai.

Ngushëllimet e tij shprehu edhe kryetari i Parlamentit turk, Numan Kurtulmus, duke theksuar se Turqia qëndron në solidaritet me Venezuelën.

Pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë që goditi San Felipen në Venezuelën veriperëndimore, një tërmet i dytë dhe shumë më i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë u regjistrua në juglindje të Yumares aty pranë.

Vdekjet nga tërmetet që goditën Venezuelën u rritën në 32 ndërsa afro 700 njerëz morën trajtim spitalor në të gjithë vendin, tha sot presidentja në detyrë Delcy Rodriguez gjatë një konference për media në televizion kombëtar.

Numri i të vdekurve të raportuar nga Rodriguez nuk përfshin viktimat e mundshme në La Guaira, një shtet bregdetar veri-qendror që ka mbajtur peshën kryesore të tërmeteve të dyfishta.

Gjatë fjalimit të saj drejtuar kombit, Rodriguez falënderoi vendet që shprehën solidaritet pas katastrofës.

Exit mobile version