Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tragjikomikët që i bën me turp prestigji i Dritan Goxhajt

Tragjikomikët që i bën me turp prestigji i Dritan Goxhajt

Kush po e shet atdheun dhe kush po e mbron atë

Vijojnë sulmet e paskrupullta të pushtetit ndaj Dritan Goxhaj, qyshse ky i fundit artikuloi kërkesat bazë të protestës ndaj qeverisë, due u shfaqur në tribunë dhe më një profil lideri. Një ish-luftëtar i UÇK-së në luftën e Kosovës, së bashku me të atij Dilaver Goxhaj si komandant i saj, Goxhaj gëzon një prestigj publik që qeveria po kërkon t’ja njollosë me metodat e saj shpifëse dhe manipuluese, dukë vënë në punë të gjitha metodat e mbrapshta të një pushteti të degjeneruar në çdo aspekt.

Së fundi, një figurë tragjikomike si Taulant Balla, një i paturp me nam, bëri këtë akuzë ndaj Goxhajt: “Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Nuk arrestoj askënd. Arrestimet në demokraci i bën prokuroria. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha Balla.

Por këto nuk janë fakte, janë interpretime, duke dalë në konkluzione sipas qejfit. Nga ana tjetër, Goxhaj nuk e ka quajtur në asnjë rast presidentin amerikan si “terrorist”. As SHBA-në. Ai ka bërë analiza ushatarake e gjeopolitike, sigurisht me kritika ndaj SHBA-së dhe administratës së saj, gjë e natyrshme dhe në vetë opinionin amerikan e atë botëror.

Mbi të gjitha, Dritan Goxhaj nuk mban maskë. Çfarë mendon i thotë burrërisht, pa frikë. Dhe morali e atdhedashuria e tij është e qartë, e pastër. Dhe nuk është Dritan Goxhaj ai që po e shet atdheun te Izraeli, po një shtet tipik terrorist. /tesheshi

Exit mobile version