Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrja australiane jep dorëheqjen pasi bleu apartament me para të taksapaguesve

Ministrja australiane jep dorëheqjen pasi bleu apartament me para të taksapaguesve

Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, dha dorëheqje, pasi shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend.
Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres.
Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, por historia e saj është bërë pengesë për qeverinë.
Ley është përballur me presion për blerjen e një apartamenti, prej gati 600,000 dollarësh, në vitin 2015.

Ajo ka thënë se blerja ka qenë një “gjykim i gabuar” dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.

Exit mobile version