Ballina Artikuj Misteri i Jetës – Fragment

Misteri i Jetës – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud (Zoti e mëshiroftë)

Njeriu ka filluar të dominojë universin, por ende është i paaftë të kontrollojë veten. Sa më shumë që janë forcuar krahët e tij, aq më shumë është tharë mëshira nga zemra e tij.

Njeriu i shekullit të njëzetë është një simson në trup – me një këmbë në Tokë dhe një tjetër në Hënë – por një vogëlsirë në shpirt, një adoleshent në mendje, i aftë të shkatërrojë veten me arrogancë dhe marrëzi pa e kuptuar.

Dalja në hapësirë, që në dukje është një mrekulli shkencore, në të vërtetë është një proces arratisjeje psikologjike nga paaftësia shpirtërore dhe problemet gjithnjë në rritje të njeriut në Tokë.

Është padyshim një arratisje elegante, e cila tregon se njeriu është një mashtrues dhe dredharak gjenial, që di si të mbulojë paaftësinë e tij me petka materiale të ndritshme.

Ajo që shohim rreth nesh dëshmon se zhvillimi i fuqisë materiale është shumë më i lehtë sesa rritja e dashurisë në zemra, dhe ngjitja në Hënë është shumë më e thjeshtë sesa ngjitja e njeriut në moralin e tij, qoftë edhe për një shkallë të vetme.

Ne shohim forcën dhe pafuqinë e materies.

——-

Nga libri “Misteri i Jetës”

Dr. Mustafa Mahmud (Zoti e mëshiroftë)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version