Kur humbet besimin te njerëzit nga padrejtësitë ndaj tyre, nuk besohesh dhe kur ke të drejtë
Kryeministri Rama i ka kushtuar një monolog rastit të Porto Palermos, ku siç thotë, një gazetar ka shpërndarë me anë të algorimit një të pavërtetë.
Thotë ai nën një nervozizëm të dukshëm:
“Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të një masterplani që mund të jetë real. Ka përshembull masterplane reale në ibrin ‘The Albanian Files’, të clin inkuizicioni i dështakzemërakëve të kores së zezë së protetsës, e ka kthyer në një aktakuzë dhe për mua.
Janë masterplane të porositura nga subjekte private, në troje private, të cilat arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë, dhe ka prej atyre masterplaneve që nuk janë pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë por është institucion serioz. Megjithatë inkuizicioni i përdor këto si provat e aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, të gjithë të zezat që dështakzemërakët m’i faturojnë mua sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit e ka fabrikuar kryekëput këtë shëmti. Ky e ka bërë vetë me ChatGPT, shikojeni fytyrën tipike të dizinformatorëve të paguar të opinionit publik që e kanë humbur qysh në moshë të re pigmentin e skuqjes apo të zverdhjes, dhe që zbatojnë qorrazi urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë. Po a e dini cila është ironia më e madhe në këtë rast se ka plot të tilla dhe pse e zgjodha këtë. Sepse pasi kemi kthyer një sërë kërkesash gjatë viteve për ndërtim në atë zonë, ku është bërë dhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu, në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri, unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të miratojë mbrojtjen e krejt Gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet.
E kemi shpallur atë gji monument të natyrës, ndërkohë që me ministritë e Mbrojtjes dhe të Kulturës përmbyllim punën për ngritjen e Muzeut të Luftës së Ftohtë, tuneli, si dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në një kohë shumë të vështirë për të vërtetën por ky nuk është justifikim. Kjo është dhimbje. Dhimbje për aq shumë njerëz të mirë dhe të sinqertë që helmohen dhe mbyten në kanalet e dezinformimit”, thotë Rama.
Por kjo është edhe një ndjesi faji, përgjegjësie, borxhi detyrues, sepse nuk kam ditur të bëj aq sa duhet, si duhet, për t’i mbajtur të informuar, për t’i parapërgatitur, për t’i dhënë mundësinë që kenë një far imuniteti nga gjithë viruset e atyre kanaleve dhe për të qenë më pranë tyre.
Dhe më pas vjen një tjetër lloj deklarimi, ai që duket se pranon një faj, por që në thelbin e vet nuk e pranon sepse e devijon.
“Por kjo është edhe një ndjesi faji, përgjegjësie, borxhi detyrues, sepse nuk kam ditur të bëj aq sa duhet, si duhet, për t’i mbajtur të informuar, për t’i parapërgatitur, për t’i dhënë mundësinë që kenë një far imuniteti nga gjithë viruset e atyre kanaleve dhe për të qenë më pranë tyre”.
Por jo, nuk është çështje informimi, pasi propaganda qeveritare ka qenë aq me shumicë me informime, deri në pikën që sa dhe thelbi i qeverisjes ka qenë propagandë, një gjë që ka karakterizuar dhe dekadat nën komunizëm.
Njerëzit nuk kanë patur nevojë të informohen, ata kanë patur nevojë të qeverisen mirë, me parime e drejtësi, që ta preknin e ta ndjenin vetë këtë, në çdo pore të shtetit dhe drejtimit të punëve, pa qenë fare nevoja e propagandës të kthyer në të padurueshme, e cila ka bërë efekt të kundërt, pasi ka treguar hendekun e madh mes fjalëve dhe veprave, të cilat jo gjithnjë janë lëndore.
Nëse Rama do kishte qeverisur ashtu siç premtoi kur erdhi në pushtet, sot do kishte dorë të lira për shumë punë të tjera edhe nëse ato do të ishin të diskutueshme.
Ai nuk do ta kuptojë, ose e kupton por nuk e pranon, që tashmë ka humbur besimin, gjë që do të thotë se edhe në pastë të drejtë në diçka, padrejtësitë e mëdha që ka mbjellë me qeverisjen e tij po i kthehen tashmë kundër vetes.
Mbi të gjithë, ky është djhe çmimi i arrogancës me ata që qeveris, edhe në mos qofshin si i do ti apo siç do i deshe. Dhe për shumëçka po shkon keq, mjafton arroganca e treguar, gjeneruesi i çdo dështimi edhe në patç qëllime të mira apo të drejtë diku. /tesheshi
