Ballina Sport Futboll Modric: Anglezët na nënvlerësuan, kjo ishte gabim

Modric: Anglezët na nënvlerësuan, kjo ishte gabim

Luka Modric dërgoi një mesazh të qartë në Angli pas arritjes në finalen e Kupës së Botës. Kapiteni kroat kujtoi se si shtypi anglez nënvlerësoi ekipin e tij para ndeshjes.

Ai ka folur rreth ndeshjes kundër Anglisë, formës fizike si dhe largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit.

“Anglezët na nënvlerësuan dhe kjo ishte një gabim”.

Shtypi anglez

“Mendoj se ata na bënë të humbur dhe kjo është gabim, ne lexojmë atë që shkruan dhe thanë: e madhe! Për të parë kush është i lodhur këtu, ata duhet të jenë më të përulur dhe t’i respektojnë kundërshtarët e tyre më shumë”.

Lodhje

“Ne treguam se jemi të fortë, kemi dominuar ndeshjen fizikisht dhe mendërisht, duhej ta fitonim ndeshjen para shtesës, por kjo nuk ishte e mundur”.

E fundit

“Është e mahnitshme se çfarë kemi arritur. Kjo është një ëndërr e vërtetë, pas kaq shumë vitesh të mundimeve. Ne jemi shumë krenarë, është arritja më e madhe në historinë e Kroacisë”.

Topin e Artë

“Për mua Topin i Artë nuk është me rëndësi, me të vërtetë. Unë thjesht mendoj se në fund të jemi në gjendje për të fituar Kupën e Botës me të gjithë shokët e mi. Kjo është ajo që ne duam”.

Cristiano Ronaldo

“Dëshira ime ishte se Cristiano të qëndroj, është unik dhe unë vlerësoj gjithçka që ai ka bërë për Realin dhe i uroj më të mirën, përveç kur luan kundër Madridit”

Exit mobile version