Ballina Artikuj Morali nuk ndërtohet mbi parimin e shit-blerjes!

Morali nuk ndërtohet mbi parimin e shit-blerjes!

Hoxhë Halil Avdulli

Nëse më dhuron, i dhuroj;
nëse më telefonon, i telefonoj;
nëse më uron, e uroj;
nëse më viziton, e vizitoj;
nëse më ngushëllon, e ngushëlloj…
Ky nuk është domosdoshmërisht moral;
ky është thjesht shkëmbim.
Sa bukur e ka thënë Pejgamberi a.s.:
“Mbaje lidhjen me atë që i shkëput lidhjet, jepi atij që të privon dhe fale atë që të bën padrejtësi.”
Ky është një hadith jashtëzakonisht i fuqishëm, sepse e rrëzon logjikën e “shit-blerjes” në moral dhe e ngre njeriun në nivelin e vlerave të vërteta.
Jeta e humb shijen e saj në një shoqëri që nuk ndërtohet mbi këto vlera morale.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version