Shpeshherë, tifozët e ekipeve harxhojnë shumë energji duke u përplasur mes vete, shpesh me ofendime, sharje dhe urrejtje. Ndërkohë, ekipet që ata simpatizojnë as që e kanë idenë për ekzistencën e tyre. Ata vazhdojnë të fitojnë paratë e tyre dhe të rregullojnë punët e tyre…
Mos u përça me vëllanë tënd për dikë që as që e di se ti ekziston.
Jeta vazhdon edhe pas lojës, ashtu siç ka vazhduar para saj.
Ruaje energjinë, ruaji nervat, ruaje vëllazërinë!
Hoxhë Enis Cakaj
