Ballina Jeta Shëndetësi Mos e neglizhoni. Ja pse vajzat 13 vjeçare duhet ta marrin këtë...

Mos e neglizhoni. Ja pse vajzat 13 vjeçare duhet ta marrin këtë vaksinë!

Më datën 3 nëntor ka nisur vaksimini kundër virusit Human Papilloma, për të mësuar më tepër Dritarja e Doktorit shkoi pranë mjekes pediatre Sonila Brati, pranë Qendrës Shëndetësore nr 2 në kryeqytet Mjekja shpjegoi se pse kjo vaksinë ka një rëndësi të lartë për shëndetin e gruas dhe pse nuk duhet pasur frikë.

“Vaksina Human Papilloma Virus është një vaksinë e re që i është shtuar kalendarit të vaksinimit që prej nëntorit të këtij viti. Kjo vaksinë mbron jetën e grave nga kanceri i qafës së mitrës, një patologji që ka pasur një rritje të shifrave dhe rasteve. Vaksinimi nis në moshën 13 vjeçare te vajzat dhe kushti është që të mos ketë pasur kontakt seksual sepse efektiviteti i saj është më i lartë. Kjo vaksinë ka një dozë të vetme për disa nga tippet më të rriskuar. Mbron 95% gratë nga rreziku i qafës së mitrës. Kjo është një metodë që vjen nga vendet, eksperienca e të cilave ka treguar se kjo vaksinë mbron gratë nga virusi i rrezikshëm.

Fakti që ka nisur vaksinimi është një lajm pozitiv për të gjitha vajzat. Virusi Papiloma është virusi kryesor për kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundja e kancerit renditet e dyta në Shqipëri. Kjo e shton detyrimin për t’u vaksinuar.

Ka një frikë të shtuar të prindërve kur vaksinojnë fëmijët e tyre, për shkak të efekteve anësore që mund të shkaktoj vaksinimi. Kjo nuk ka ndodhur me vaksinën HPV, pasi ata kanë pasur djeni për mbrojtjen që u jep vaksina vajzave të tyre. Vaksina është falas dhe mund të kryhet në çdo qendër shëndetësore”,u shpreh Brati.

Exit mobile version