Ballina Jeta Mamia Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë

Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara.

Preparatet e reja duhet t’i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tej ndjeshmëria ndaj aromave…

Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate).

Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë siciliane në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh./Mesazhi/

Exit mobile version