Ballina Lajmet Kosovë MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për...

MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth gjendjes së familjarëve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar qendrën operative për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë.

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me institucionet e tjera, janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e veprimeve për të lehtësuar komunikimin me familjarët në këto momente të vështira.

Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose email: qo.mpbap@rks-gov.net

Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Të lënduarit i sigurojmë se do t’u qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë.

Exit mobile version