Ballina Lajmet Kosovë MSH nuk ua vazhdoi kontratat, infermierët protestojnë para Klinikës Infektive

MSH nuk ua vazhdoi kontratat, infermierët protestojnë para Klinikës Infektive

Para Klinikës Infektive në Prishtinë kanë protestuar infermierët që u janë ndërprerë kontratat nga ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me faktin se këto kontrata nuk u janë vazhduar.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë.

E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Exit mobile version