Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rasti i mbrëmshëm i cili rezultoi pozitiv me koronavirus nga kjo komunë, ka pasur kontakt edhe me shumë persona të tjerë.
“Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha. I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani “.
Muharremaj tha se këto informacione duhet të ju shërbejnë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm.
“Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat. Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi”.
