Ballina Sport Futboll Mungesa e Arthur – Cilat janë opsionet e Ernesto Valverdes?

Mungesa e Arthur – Cilat janë opsionet e Ernesto Valverdes?

Skuadra e Barcelonës ka pranuar një lajm shumë të hidhur sot gjatë ditës, nga stafi mjekësor i skuadrës. Sot, Ernesto Valverde është njoftuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit brazilian Arthur, për tri deri në katër javë. Humbja e mesfushorit do të jetë e rëndë për Barcën, duke pasur parasysh se ai pati një paraqitje të jashtëzakonshme në ‘El Clasico’. Por, cilat do të jenë opsionet e trajnerit të katalanëve? Falë fondit të pasur të lojtarëve, Barca do të ketë dy deri në tre lojtarë. “Mundo Deportivo” shkruan se opsionet kryesore për të zëvendësuar Arthur janë Arturo Vidal, Carles Alena apo Philippe Coutinho, transmeton lajmi.net. Vidal është aktivizuar disa herë në këtë pozitë dhe ka fituar simpati edhe nga trajneri Ernesto Valverd.
Exit mobile version