Ballina Sport Futboll Muriqi i sjell fitoren Mallorcas

Muriqi i sjell fitoren Mallorcas

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.

Golin e fitorës për skuadrën e Mallorcas e ka shënuar sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi në minutën e 64-të.

Ky ishte goli i 14-të i Muriqit këtë sezon në la Ligën spanjolle.

Sulmuesi kosovar me golin e sotëm është futur në Top 5 të golashenuesve në La Liga.

Muriqi është barazuar me gola këtë sezon me Griezmanin, ndërsa para tyre janë Lewandowski me 23 gola, Benzema 18 dhe Joslue me 16 gola.

Exit mobile version