Ballina Kuzhinë Musaka me lulelakër

Musaka me lulelakër

Përbërësit: 1 kg lulelakër, 1 lugë gjelle miell, 1 kokërr vezë, kripë, piper i zi, arrë moskat, 100 g djathë, vaj ulliri, 500 g mish i grirë viçi, 1 qepë, 2 thelpinj hudhra, 1 lugë kafe piper i kuq, 2-3 lugë gjelle djathë Parmigiano dhe 6-8 feta proshutë krudo.

Përgatitja: Ndajmë lulelakrën në boçe, e shpëlajmë dhe e vendosim në ujë të nxehtë me kripë për të valuar për 10 minuta. E kullojmë dhe e shtypim duke e bërë pure dhe e vendosim më pas në një tas. Shtojmë në tasin me lulelakër miellin, një kokërr vezë, kripë, piper i zi dhe arrë moskat. E përziejmë lulelakrën dhe e vendosim si bazë në një tepsi. Grijmë djathin hollë dhe e mbulojmë komplet bazën me djathë. Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kavardisim mishin e grirë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zverdhet pak. Shtojmë qepën dhe e përziejmë së bashku për 3 minuta, shtojmë hudhrat e grira imët, piperin e kuq, kripën, piperin e zi, i trazojmë duke vazhduar skuqjen. Mund t’i shtojmë herë pas here me pak ujë sa të mos ngjitet. Kur mishi të jetë gatuar e shpërndajmëmbi sipërfaqe në tavën me lulelakër dhe djathë. E spërkasim përsëri me djathë të grirë hollë. Shtojmë 40 gr gjalpë, 40 gr miell, 2 gota qumësht, përgatisim beshamelin si zakonisht dhe mbulojmë tavën në të gjithë sipërfaqen.

Exit mobile version