Napoli ka bërë një gabim në garën për titull.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Veronas, para tifozëve vendas në stadiumin ”Diego Armando Maradona”.
Në fakt Verona nisi shumë mirë ndeshjen, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.
Martin Frese në minutën e 16-të, e pastaj Gift Orban, u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 27-të, i dhanë komoditet skuadrës mysafire.
Në pjesën e dytë, Napoli u zgjua nga gjumi dhe arritit ta barazonte rezultatin.
Scott McTominay ngushtoi rezultatin në minutën e 54-të, dersisa Giovani Di Lorenzo shënoi golin e barazimit, në minutën e 82-të.
Me këtë barazim Napoli ka mbetur prapa Interit në luftën për kreun e tabelës, duke shkuar në 38 pikë, një më pak se zikaltërit.
Në anën tjetër, Verona renditet në vendin e 18-të, me 13 pikë.
