Nata e KADRIT… është quajtur me këtë emër si dëshmi e VLERËS së madhe që ajo ngërthen në vete.
– Vlerëson zbritjen e Kuranit si kushtetutë e përkryer për të gjitha kohët.
– Vlerëson zbatimin e mirëfilltë të urdhëresave hyjnore dhe largimin nga e ndaluara.
– Vlerëson pendimin, moralin, familjen, diturinë, modestinë, edukatën, sinqeritetin, bamirësinë e besnikërinë.
– Zhvlerëson padrejtësinë, mendjemadhësinë, shthurjen, degjenerimin, syfaqësinë, urrejtjen, vjedhjen, vetëpëlqimin dhe abuzimin.
– Zhvlerëson verbërinë nga pozita, pasuria, fama dhe reklamimi.
Me një fjalë:
Vlerëson punën që bëhet për kënaqësinë e Zotit të Madhëruar dhe për ta zbatuar programin e Tij, dhe zhvlerëson angazhimin që bëhet me hipokrizi e për përçarje.
“Nata e Kadrit është më me vlerë se një mijë muaj”
(Kuran, El Kadr: 3)
Prof. Adnan Simnica
