Po të shohim me kujdes foton, ajo na mëson një të vërtetë të pakontestueshme, emërtimi i diçkaje ka fuqi të madhe mbi perceptimin dhe reagimin tonë emocional. Në thelb, dokumentari është i njëjtë, një luan që ndjek një antilopë, por titulli ndryshon gjithçka. Kur quhet “Jeta e luanit”, shikuesi e sheh si triumf, forcë dhe mbijetesë. Kur quhet “Jeta e antilopës”, shfaqet dhimbje, humbje dhe ndjenjë padrejtësie.
Ky fenomen ndodh sepse njerëzit e përjetojnë realitetin jo vetëm përmes asaj që ndodh, por edhe përmes mënyrës si paraqitet. Gjuha, fjalët dhe emërtimet krijojnë kornizën e mendimit. Një fjalë e vetme mund të na bëjë ta shohim një ngjarje si heroizëm ose si tragjedi.
Shembuj të tillë gjenden në lajme dhe kudo, psh.
1. Rezistencë ~ Sulm
Kur një grup përshkruhet si “rezistencë”, publiku e sheh si mbrojtës të tokës së tyre dhe të drejtave.
Kur quhen “sulmues”, perceptimi ndryshon menjëherë, duke u dukur si agresorë.
2. Të vrarë ~ Kanë vdekur
Në raportimet e luftërave shpesh thuhet: “X persona kanë vdekur” në vend të “X persona janë vrarë”.
Fjala “kanë vdekur” tingëllon neutrale, si një proces natyral, ndërsa “janë vrarë” e thekson faktin se është dikush përgjegjës.
Etj. etj.
3. Të burgosur ~ Të zënë rob ose pengje
Fjala “të burgosur” tingëllon si një proces ligjor, ku dikush mbahet sipas rregullave të një sistemi gjyqësor.
Ndërsa “të zënë rob” apo “pengje” krijon ndjenjë të fortë dhune, padrejtësie dhe shkelje të të drejtave njerëzore.
Nëse nuk jemi të vetëdijshëm, rrezikojmë të marrim një realitet të shtrembëruar. Por nëse lexojmë me kujdes dhe kritikë, ne arrijmë të shohim përtej titujve dhe ta kuptojmë më drejt situatën.
Hoxhë Enis Cakaj
