Ballina Jeta Shëndetësi Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

Kumbullat neutralizojnë efektet negative të radikaleve të lira, si dhe mbrojnë kundër zhvillimit të kushteve shëndetësore, si: astma, artriti, stroke dhe kanceri.

Antioksidantët e gjetur në këtë frut mbrojnë trupin nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjtihashtu janë zgjidhja e parë kundeë kapsllëkut.

Kumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise e cila e përgatit ushqimin për dimër, ndërsa përveçse që përdoret për përgatitjen e marmelatës dhe reçelit, sigurisht që është e këshillueshme për ta ngrënë edhe të freskët, sepse përmban vitamina C (5 deri 8 mg për 100g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg kalium për 100g. Kumbulla është e pasur me fibra, 2g për 100g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe konsumi i 12 kumbullave me madhësi mesatare në ditë për dy muaj e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq LDL.

Dhe, edhe këtu nuk ndalojnë përparësitë e kësaj “mbretëreshe”.

Konsumimi i rreth 12 kumbullave në ditë, ose 100 gramëve për tre muaj do t’i rritë ndjeshëm markerët e gjakut të cilët tregojnë për rritje të densitetit të eshtrave, sipas një hulumtimi.

Isatin dihidroksi-fenil, është një nga komponentët për të cilat kumbulla, ndër të tjera, është fryti me efekt më të fortë laksativ. Asaj i ndihmojnë edhe sorbitolet, fenolet dhe fijet dietetike. Vetëm 25 gramë kumbulla të thara, që është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, na japin 5% të sasisë së nevojshme ditore të fibrave.

Exit mobile version