Ballina Kuriozitete Në bishtat me ngjyra vezulluese, pallonjtë ‘fshehin’ lazerë!

Në bishtat me ngjyra vezulluese, pallonjtë ‘fshehin’ lazerë!

Puplat me ngjyra të prarurara të pallonjve kanë nanostruktura që e përthyejnë dritën duke i bërë nuancat blu e të gjelbra të vezullojnë.

Duke përdorur një bojë të veçantë në zona të ndryshme të bishtit të një palloi, shkencëtarët nga Florida Polytechnic University dhe Youngstown State University nisën kërkimin për struktura që mund të çlirojnë një shkëlqim të ndryshëm.

Për herë të parë, ata zbuluan se ‘sytë’ që gjenden në puplat e mrekullueshme të këtij shpendi kanë veti unike që përshtasin valët e dritës duke i bërë të kërcejnë dhe kështu i kthejnë në lazerë të verdhë në të gjelbër.

Nëse drejton një burim drite në disa materiale si pigmentet apo kristalet, ato do të kërcejnë mbi njëra-tjetrën duke lëshuar një mori fotonesh. Ky lloj amplifikimi nuk është fenomen i rrallë i natyrës dhe tërheq vëmendjen e shkencëtarëve që duan të ndërtojnë lazerë biologjikë.

Por për të qenë një rreze e mirëfilltë lazeri, valët e stimuluara duhet të jenë të renditura kaq saktë saqë fazat e tyre duhet të jenë në të njëjtin hap. Një nga format për ta bërë këtë është pasqyrimi i valëve në një hapësirë të kufizuar që quhet kavitet optik. Shkencëtarët zbuluan kavitete optike në formën e nanostrukturave rrezatuese në pjesë të ndryshme të ‘syrit’ që çlironin lehtazi gjatësi të ndryshme vale: të gjelbër dhe të verdhë/portokalli.

Nuk dihet ende se çfarë e shkakton renditjen e dritës së amplifikuar te këto ngjyra. Por duke qenë se ato gjenden në të gjithë puplën duke çliruar të njëjtën gjatësi vale, është shenjë se diçka ndodh.

Identifikimi i veçorive fizike mund të sjellë përparime në teknologjinë e lazerit dhe biologët mund të krijojnë një mjet të ri për analizimin e materialeve të gjalla.

Exit mobile version