Ballina Lajmet Kosovë Në Infektivë po trajtohen 37 të prekur nga koronavirusi, pesë nga ta...

Në Infektivë po trajtohen 37 të prekur nga koronavirusi, pesë nga ta kanë nevojë për oksigjenoterapi

Zëdhënësi për informim i Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka dhënë detaje lidhur me trajtimin në QKUK si dhe gjendjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Ai ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 37 të infektuar me Covid-19, derisa pesë nga ta kanë nevojë për oksigjenoterapi, njoton Klan Kosova.

”Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

(Burimi i raportit: Klinika Infektive QKUK, raporti i hartuar nga Dr. Sadije Namani)”.

Exit mobile version