Ballina Jeta Shëndetësi Në Klinikën Infektive 111 raste me koronavirus, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive 111 raste me koronavirus, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar gjashtë raste: dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë pesë pacientë – njëri nga ta i intubuar dhe katër të tjerë më CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Exit mobile version