Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në më pak se 24 orë, 256 palestinezë të vrarë

Në më pak se 24 orë, 256 palestinezë të vrarë

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 256 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 1,788 njerëz janë plagosur në më pak se 24 orë, sipas spitaleve të Gazës.

Një korrespondent nga agjencia palestineze WAFA raportoi se forcat izraelite shënjestruan lagjen Tal al-Hawa të qytetit të Gazës dhe Spitalin al-Quds të Gjysmëhënës së Kuqe, ku qindra familje u strehuan duke kërkuar mbrojtje nga bombardimet izraelite.

Bombardimet izraelite shkatërruan dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa banimi në të gjithë rripin, raportoi WAFA.

Ai tha se spitalet Nasser dhe Abu Yousef al-Najjar në jug nuk janë më në gjendje të ndihmojnë të plagosurit pasi ata u dëmtuan nga bombardimet. /mesazhi

Exit mobile version