Ballina Artikuj Në prag të vdekjes të gjithë pendohen

Në prag të vdekjes të gjithë pendohen

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Në një hadith përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka pyetur për një sahab të sëmurë, ndërsa ata i thanë se ka vdekur. Ai pyeti a ka thënë ai sahab diç para vdekjes, ndërsa ata i thanë se ka thënë diç por për ata nuk ka qenë e qartë. Ka thënë: “Të kisha pasur fat ta bëja këtë shumë herë . . . Të kisha pasur fat me qenë i riu . . . Të kisha pasur fat me qenë i tëri . . .”

Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Shoku juaj një ditë duke nxituar në xhuma e pa një të verbër i cili nuk kishte përcjellës dhe e kapi për dore dhe e dërgoi në xhami. Kur ndjeu se do të vdesë, e pa shpërblimin për këtë vepër dhe tha: – Të kisha pasur fat ta bëja këtë shumë herë.

Një mëngjes të ftohtë u nis në namaz të sabahut dhe takoi një njeri duke u ngrirë nga të ftohtit. Me vete kishte dy pallto, një të re e një të vjetër, dhe me atë të vjetrën e mbështolli njeriun që po ngrihej nga të ftohtit. Kur para vdekjes e pa shpërblimin për këtë, tha: – Të kisha pasur fat me qenë i riu.

Një ditë hyri në shtëpi dhe pyeti bashkëshorten a ka diç për të ngrënë dhe ajo ia ofroi një somun. Në atë moment, një njeri i uritur trokiti në derë dhe kërkoi diç për të ngrënë, dhe ai ia dha gjysmën e somunit. Kur para vdekjes e pa shpërblimin për këtë vepër, tha: – Të kisha pasur fat me qenë i tëri.”

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version