Aktivistja nga Sudani i Jugut, Amer Deng, tha se në vendin e saj ku përjetohet luftë e brendshme janë të pranishme të gjitha llojet e armëve dhe municioneve përballë faktit që në vend nuk mund të gjenden as ushqimet më elementare.
Përfaqësuesja e Blogut të Grave të Sudanit Jugor, e cila mori pjesë në bisedimet e paqes të mbajtura në Etiopi duke përfaqësuar gratë e Sudanit të Jugut, Amer Deng dhe gratë anëtare të blogut kanë folur për Anadolu Agency (AA) për dhimbjet e përjetuara në vendin e tyre dhe shpresat për paqe që i ruajnë akoma.
Duke vënë në dukje se palët që konfliktohen në vend shfaqin armiqësi dhe se rruga që shkon drejt paqes mbyllet për shkak të grindjeve rajonale, Deng tha se viktimat më të mëdha të kësaj krize janë gratë dhe fëmijët.
– Humbin jetën sepse nuk mund të marrin mjekim
“Kriza ekonomike dhe konfliktet janë shumë të thella në Sudanin Jugor, po ashtu edhe dhimbjet janë të mëdha”, ka përshkruar përjetimet Deng, duke shtuar se ka probleme serioze në sigurimin e ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore, ku dhe shumë njerëz humbin jetën sepse nuk mund të marrin mjekim.
Deng deklaroi se edhe në kryeqytetin Xhuba ka një problem të qartë të ujit dhe tha se fëmijët që kanë humbur familjet e tyre, të cilët nuk mund të gjejnë një vend në kampet çadër, mbijetojnë me vështirësi nëpër rrugë.
Ajo theksoi se kriza ekonomike dhe korrupsioni në vazhdim kanë shkaktuar shkatërrimin e shtetit. Deng tha se është “e turpshme” situata ku ndodhen sudanezët jugorë që janë të pastrehë në vend ose që migrojnë në vendet fqinje.
– Popullsia e grave ka kaluar atë të burrave
Deng rikujtoi se në luftë deri më tani kanë humbur shumë njerëz dhe ka shtuar se “Ne kemi humbur vëllezërit, bashkëshortë tanë dhe fëmijët tanë. Numri i grave në vend ka kaluar mbi burrat, ajo është rritur në mbi 65 për qind “.
Ndër të tjera Deng u shpreh se me negociatat e fundit pjesëmarrja e gruas në administratë është rritur nga 25 për qind në 35 për qind, dhe se me pjesëmarrjen e tyre për herë të parë gratë në Afrikë janë bërë palë në një marrëveshje. “Në kuadër të marrëveshjes në qeverinë e mëpasshme një prej dy ose tre zv.presidendentëve do të jetë një grua”, tha Deng.
– “Nuk prodhohet në vend, por kudo ka armë”
Pasi ka treguar se fillimi i luftës së brendshme dhe vazhdimi ende i saj janë si pasojë e fuqive të huaja dhe interesat e vendeve të rajonit, Deng u shpreh: “Ne nuk prodhojmë armë ose plumba në vendin tonë. Ku i marrin luftëtarët armët dhe municionet për të vrarë njëri-tjetrin? Në vendin tonë ka mungesa ushqimore, mungesë të ujit, nuk ka as edhe strehim, por armë ka shumë. Duhet të ketë një furnizues të këtyre armëve”.
Po ashtu pasi i ka dërguar mesazh Autoritetit të Zhvillimit (IGAD) që zhvillon negociata mes qeverive, Deng ka theksuar se IGAD duhet të mundësojë takimin e presidentit Salva Kiir Mayardit dhe Riek Machar si dhe të sigurojë diskutimet për paqen.
Ndërsa Norah Edward, një prej anëtareve të blogut të grave ka bërë të ditur se deri tani janë humbur shumë shanse për paqe, dhe se populli nuk e kupton ndarjen dhe urrejtjen që kanë liderët e tyre me njëri tjetrin.
“U bëj thirrje liderëve të Sudanit Jugor që t’i japin fund dhimbjeve të popujve të tyre. I lutemi që të shuajnë konfliktet dhe t’i japin fund dhimbjeve”, tha Edward.
