Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi midis Turqisë dhe Libisë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi midis Turqisë dhe Libisë

Mbështetur në burimet diplomatike, një nga pikat kryesore të rendit të ditës i takimeve mes delegacionit turk dhe atij të libian do të jetë uniteti i të gjitha institucioneve përkatëse rreth një plani konkret për ruajtjen e stabilitetit në Libi.

Një delegacion i nivelit të lartë turk mbërriti në kryeqytetin libian Tripoli për vizitë zyrtare. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis Turqisë dhe Libisë në fushën e hidrokarbureve.

Mes tjerash ai deklaroi se shpresoj se do të kthehen (nga Libia) duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e gazit.

Përveç ministrit Çavuşoğlu, delegacioni turk përbëhet edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın.

Zyrtarët turq pritet të takohen me homologët e tyre, si dhe me Mohamed al-Menfi, kryetar i Këshillit Presidencial Libian; Abdullah al-Lafi dhe Musa al-Koni, nënkryetarë të Këshillit Presidencial të Libisë; Abdul Hamid Dbeibeh, udhëheqës i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli dhe Khalid al-Mishri, kreu i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë.

Gjatë vizitës, zyrtarët do të diskutojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2019 për bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë, si dhe për kufizimin e juridiksionit detar në Mesdhe.

Ata gjithashtu do të trajtojnë mënyrat për mbajtjen e zgjedhjeve në Libi sa më shpejt të jetë e mundur dhe zhvillimet në lidhje me punën e infrastrukturës ligjore.

Sipas burimeve diplomatike, një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë uniteti i të gjitha institucioneve përkatëse rreth një plani konkret për ruajtjen e stabilitetit në Libi dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare bazuar në konsensusin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.

Delegacioni pritet të vizitojë gjithashtu tokën e ndarë nga autoritetet libiane për ndërtimin e kampusit të Ambasadës në Tripoli, në rajonin Tajura.

Exit mobile version